Promovimi i të rinjve si Ambasadorë të Evropës

Lexoni: English

aktivitet3

Donator: Bashkimi Evropian në Bruksel, Youth in Action Programme
Periudha e Zbatimit: 01/12/2010-31/05/2011
Zona Target: Durrës, Shqipëri

Përmbledhje e projektit:
Shoqata “Together for Life” organizoi një kurs trajnimi, i cili  u zhvilluan në Durrës, nga dt. 16 Janar deri në datën 22 Janar 2011. Ishin 29 pjesmarrës nga 9 vende të Evropës Lindore dhe nxitës të organizatave rinore në BE.
Vendet pjesmarrëse të përfshira në projekt ishin: Shqipëria. Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Greqia, Rumania, Bullgaria, Italia she Turqia.

Objektivat e projektit:
• Të promovojë qytetarët aktivë në përgjithësi dhe atë evropianë në veçanti, në mesin e të rinjve;

  • Të zhvillojë solidaritetin dhe të nxisë tolerancën në mesin e të rinjve, në mënyrë të veçantë për të promovuar kohezionin social në Bashkimin Evropian;
  • Të promovojë mirëkuptimin reciprok në mes të rinjve të vendeve të ndryshme;
  • Të promovojë bashkëpunimin evropian në fushën e rinisë;

Metodologjia: Metodologjia është e bazuar në filozofinë e të rinjve në veprim. Gjatë seminareve tona, trajnerët përdoren grupe të vogla pune, ushtrime specifike dhe konkrete, diskutime në grup, debate, prezantime, lëvizje grupi dhe metoda të tjera jo-formale.

No Comments Yet.

Leave a comment