Princ Leka: Roli i gruas nuk është vetëm në prapavijë

Princ Leka në aktivitetin “Ai dhe Ajo krijojnë jetën. Bëje botën portokalli”, zhvilluar në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” nga shoqata “Together for Life”, mbështetur nga Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. 

IMG_7781

"Të dashur bashkëatdhetarë, motra dhe vëllezër!

Është kënaqësi për mua të përshëndes këtë aktivitet që ka në fokus gruan. Dua të përmend një grua që ka lënë mbresa në jetën time: Mbretëreshën Geraldinë.

Gjithnjë gjyshja më kultivonte dashuri për të gjithë njerëzit dhe asnjëherë përbuzje.

Nuk kam dëgjuar asnjëherë ndonjë fjalë të vrazhdë, ndonjë fjalë vulgare ndaj askujt që na rrethonte.  Urrejtja për të si koncept ishte vetëm për luftën, për dhunën kudo që ajo ndodhte, ndërsa dhembshuria dhe dashuria shfaqej në çdo cast. Koncepti hakmarrje për të nuk ekzistonte, qoftë edhe për njerëzit që i kishin bërë keq.

Simboli i Familjes Mbretërore është: “Bashkim, Vëllazërim”. Pra, ta quajmë njëri-tjetrin vëllezër dhe motra, vetëm kështu mund ta duash dhe ta mbrosh atdheun tënd.

Realiteti shqiptar është shpeshherë i vështirë. Fatkeqësisht, gruaja mbetet akoma e izoluar. Shpesh, mentalitetet ndikojnë dhe stimulojnë këtë izolim, këtë varësi psikologjike dhe ekonomike të saj. Dhuna ndaj gruas  është gjithashtu një realitet që dëshmon dobësinë e hallkave të familjes dhe shoqërisë.

Mendoj sinqerisht që në shoqërinë e sotme gruaja ka ende shumë për të dhënë. Roli i saj nuk mund të jetë vetëm në prapavijë.

Shembujt e panumërt të suksese të grave, tregojnë një potencial të pakufizua, ndaj është e domosdoshme që zëri i tyre të dëgjohet."

No Comments Yet.

Leave a comment