Lexoni: English
Në kuadër të 4 Majit 2016, Ditës Evropiane të të Drejtave të Pacientëve, Shoqata “Together for Life” mori pjesë në prezantimin e Fushatës Evropiane të Komunikimit për të Drejtat e Pacientëve në Kujdesin Shëndetësor Ndërkufitar “Të drejtat e pacientëve nuk kanë kufij” në Parlamentin Evropian në Bruksel. Kjo fushatë komunikimi është iniciativë e “Active Citizenship Netëork” (Rrjeti i Qytetarisë Aktive), e cila do të përfshijë 14 vende anëtare të BEsë, si: Austrinë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Irlandën, Holandën, Poloninë, Bullgarinë, Qipron, Maltën, Sllovakinë dhe Spanjën. Në këtë edicion të 10-të të Ditës Evropiane për të drejtat e pacientëve, fokusi u vu tek menaxhimi i reduktimit të mbetjeve dhe joefikasiteti në sistemet e kujdesit shëndetësor, me qëllim rritjen e cilësisë së kujdesit ndaj pacientit”. Në këtë takim të rëndësishëm për sistemin e kujdesit shëndetësor evropian, morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve publike dhe jopublike evropiane