Znj.Arlinda Gjypi, drejtoreshë programesh në Shoqatën “Together for Life”, ka përfaqësuar dje Rrjetin e Shoqatave të Pacientëve në Komitetin Social-Ekonomik Europian (EESC - European Economic and Social Committee).
Rrjeti i Shoqatave të Pacientëve është një bashkim i shoqatave të pacientëve që synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të tyre, edukimin e popullsisë mbi çështjet shëndetësore, advokimin dhe lobimin për të drejtat e pacientëve.
Rrjeti është një nismë e shoqatës “Together for Life”, e cila synoi me anë të këtij hapi forcimin e mëtejshëm të organizatave të pacientëve në Shqipëri dhe rritjen e ndikimit të tyre në sistemin shëndetësor njësoj si organizatat simotra në të gjithë botën.
Rrjeti i Shoqatave të Pacientëve synon një mbështetje të çdo pacienti i cili përballet me shkelje të të drejtave të tij në sistemin shëndetësor shqiptar dhe ndërhyrjen përmes instrumentave publikë dhe ligjorë për përmirësimin e situatës, por edhe duke bërë propozime për përmirësimin e kuadrit ligjor shëndetësor në Shqipëri.